Skip to content

KUSH JEMI NE

ASI-2A CO lindi në vitin 2005 nga një ide e thjeshtë: të ndërtojmë gjëra që zgjasin. Filluam si një ekip i vogël me dëshirë të madhe, dhe me kalimin e viteve u rritëm bashkë me projektet tona. Çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo punë e përfunduar na mësoi diçka të re dhe na bëri më të mirë.

Sot, pas gati dy dekadash, filozofia jonë mbetet e njëjta: dëgjojmë me vëmendje, punojmë me ndërgjegje dhe dorëzojmë me krenari. Nuk jemi thjesht një kompani ndërtimi. Jemi njerëz që e duan atë çfarë bëjnë.

Rrugëtimi ynë nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ka qenë gjithmonë i sinqertë. Kemi mësuar që suksesi nuk vjen nga premtimet e mëdha, por nga veprat e vogla të përditshme.

Nga mënyra si flasim me klientët, si kujdesemi për detajet, si zgjidhim problemet kur askush nuk na shikon. Kjo kulturë ka kaluar nga brezi i parë i ekipit tonë te çdo anëtar i ri që na bashkohet sot.

Nuk është diçka që e shkruajmë në mur. Është diçka që e jetojmë çdo ditë në kantier.

SHËRBIMET TONA

ASI-2A CO ofron një gamë të plotë shërbimesh në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës. Nga ngritja e ndërtesave të reja rezidenciale e komerciale, deri te ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrugëve, ne mbulojmë çdo fazë të projektit me profesionalizëm dhe përgjegjësi. Punojmë ngushtë me bashkitë për realizimin e projekteve publike që përmirësojnë jetën e komuniteteve, duke sjellë cilësi të njëjtë si në punët private ashtu edhe në ato institucionale.

 

Rikonstruksionet janë një pjesë e rëndësishme e asaj çfarë bëjmë. Besojmë se çdo strukturë meriton një jetë të dytë kur trajtohet me kujdesin e duhur. Qoftë një ndërtesë historike që kërkon restaurim apo një rrugë e vjetër që ka nevojë për rinovim të plotë, ne e qasemi çdo pune me të njëjtin standard: punë të pastër, material cilësorë dhe rezultate që zgjasin.

ARSYEJA QË MERREMI ME KËTË FUSHË

Arsyeja pse bëjmë atë çfarë bëjmë është e thjeshtë: dëshirojmë të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë, projekt pas projekti. Çdo rrugë e re, çdo ndërtesë e ngritur, çdo rikonstruksion i përfunduar është kontributi ynë i përditshëm për të ardhmen e komuniteteve ku punojmë dhe jetojmë.

Back To Top